Futboll Ligue 1 Sport

TIFOZËT E PSG-SË PRESIN ZBARKIMIN E MESSI-T/ Shikoni çfarë ndodh në aeroportin “Le Bourget” (FOTO+VIDEO)

Ditën e djeshme PSG-ja bëri zyrtarisht ofertën në drejtim të Lionel Mesit në mënyrë që të transferojë sulmuesin argjentinas. Edhe pse kanë pasur shumë kontakte në javët dhe në muajt e fundit, gjithçka kishte ngecur, sepse Mesi ishte i prirur që të rinovonte me Barcelonën, por zhvillimet morën një tjetër rrjedhe dhe ylli argjentinas duket se ka zgjedhur PSG-në.

“Pleshti” pritet të zbarkojë në aeroportin “Le Bourget” ditën e sotme, teksa nuk mungojnë as turmat e tifozëve të cilët janë mbledhur pranë aeroportit për t’i uruar mirëseardhjen Mesit.

Klubi i PSG-së ka shumë dëshirë që ta zyrtarizojë sa më shpejt Leon dhe kjo do të bëhet realitet në ditët e ardhshme. Francezët ofrojnë 35 milionë euro për 3 vite.

Përveç se në aeroport, një numër i konsiderueshëm tifozët janë grumbulluar edhe në hyrje të stadiumit të PSG-së.

Related posts

E BËRI NEYMARIN TË FLAS ME VETE/ Lojtari SHQIPTAR bëhet kapiten i skuadrës në Seria A

Isa.Autor

LIVE/ Kalon 1 orë lojë, fillon goleada në Kategorinë e Parë, Beslidhja humb penallti

Isa.Autor

INTERI E KA SERIOZISHT/ Takim me agjentin e talentit të njohur gjerman

Delo.autor

Leave a Comment