Futboll Sport

GOLAT/ Vinicius shkëlqen me tripletë, Real Madrid fiton 4-0 kundër Osasunës

Real Madrid është rikthyer te fitorja duke mposhtur 4-0 Osasunën në “Bernabeu” për raundin e 13-të në La Liga. Tripletë për Vinicius dhe tre dëmtime të reja shqetësojnë Ancelottin.

Ndeshja nisi “malore” për Real Madrid, që u detyrua të bënte dy zëvendësime të detyruara. Rodrigo në minutën e 20-të dhe Militao (mbylli sezonin) në të 30-n i lanë vendin Diaz dhe Asencio për shkak të dëmtimeve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 34 me autor Vinicius, kjo pas pasimit të Bellingham. Në të 42 minutë ishte anglezi që shënoi pas pasimit të Asencio. Në fraksionin e dytë Lucas i lënduar i la vendin Modric. Ishte Vinicius në minutat 61 dhe 69 që shënoi dy gola të tjerë për të kompletuar “pokerin” madrilen. Ndërkohë 90 minuta “shterpë” për Mbappe. Real Madrid mban sërish vendin e dytë me 27 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Barcelonës.

Dëmtimi i Militaos

Pas analizave që i janë bërë mbrojtësit Eder Militão nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar anterior në këmbën e djathtë, që do të thotë mbyllje e sezonit.

Related posts

FISHEKZJARRET NUK KANË PËRFUNDUAR/ PSG nuk do të ndalet tek Messi, merkato e verës do të mbyllet me…

Delo.autor

HIDHET SHORTI I KUPËS SË MBRETIT/ Ndeshje e vështirë për Barcelonën, me fat “Los Blancos”

Delo.autor

Prapaskena e transferimit, ja kush fshihet pas kalimit të Gurit te Ostende

Sadik.Autor

Leave a Comment