Futboll Sport

SUPERLIGA/ Partizani fiton 1-2 derbin dhe merr kreun, Vllaznia ‘ngec’ me kampionët! Teuta dhe Skënderbeu barazim

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë tre ndeshjet e para për raundin e 13-të. Gjithçka nisi në orën 14:00 me barazimin 1-1 mes Egnatias dhe Vllaznisë. Ndërkohë që në 17:00 Partizani fitoi 1-2 kundër Dinamos në Elbasan dhe merr kreun e renditjes. Teuta dhe Skënderbeu barazuan 1-1 në Durrës.

Në “Elbasan Arena” derbi mes Dinamos dhe Partizanit foli 1-2 për “Demat”, me të besuarit e Veselinovic që rikthehen në krye të Superligës, edhe pas ndaljes së Vllaznisë. Tedi Cara kaloi Partizanin në epërsi në minutën e 48-të, ndërsa Zabërgja barazoi përkohësisht. Më pas Arinaldo Rrapaj shënoi golin e fitores për Partizanin në minutën e 61. Tanimë të kuqtë me 24 pikë mbajnë kreun e renditjen, dy më shumë se Vllaznia.

Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia barazuan 1-1. Vendasit e Edlir Tetovës kaluan në epërsi pas vetëm 43 sekondave lojë me Lushkjan, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Dodaj në minutën e 57-të.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta dhe Skënderbeu barazuan 1-1. Bismarc kaloi korçarët në epërsi në pjesën e parë (minuta 40), ndërkohë që Preknicaj barazoi në fraksonin e dytë.

Superliga, raundi 13-të:

E shtunë, 9 nëntor

14:00 Egnatia 1-1 Vllaznia

17:00 Dinamo 1-2 Partizani

17:00 Teuta 1-1 Skënderbeu

E diel, 10 nëntor

14:00 Laçi – AF Elbasani

17:00 Tirana – Bylis

Related posts

DOPITA E CR7/ “Zonja e Vjetër” mposht Sampdorian mes drithërimash

Delo.autor

I BËRI KRENARË SHQIPTARËT ME ARRITJEN E SAJ/ Por xhudistja Kelmendi nxjerr në shitje medaljen e artë, ja arsyeja…

Delo.autor

Shaqiri “mahnit” në debutim, Shabani gjen golin e parë bavarez

Sadik.Autor

Leave a Comment