Futboll Sport

U FTUA NGA KOSOVA PËR HERË TË PARË/ Zabërgja: Ndjesi e papërshkrueshme

Baton Zabergja, sulmuesi 23-vjeçari i Dinamos u grumbullua për herë të parë nga Kosova. Zabergja, në një intervistë të dhënë për faqen e përfaqësuesen, u shpreh mjaft i lumtur për ftesën.

“Për mua është ndjenjë e papërshkrueshme sepse për çdo futbollist është ëndërr të arrijë të jetë pjesë e ekipit kombëtar. Më vjen shumë mirë që e kam realizuar këtë ëndërr dhe shpresoj ta bëj maksimumin tash dhe në vazhdim që të bëj ndeshje sa më të mira me kombëtaren. Pritja ka qenë shumë e ngrohtë. I gjithë grupi është shumë i mirë dhe më ka pritur në mënyrë shumë të mirë.Mendoj se kemi një ekip shumë të mirë që të arrijmë rezultate pozitive në të ardhmen. Normalisht e dimë se Rumania ka qenë kundërshtari më i fortë në këtë grup, por duke pasur parasysh edhe lojtarët që ne i kemi, mendoj se mund të dalim me rezultat pozitiv nga Rumania”, tha Baton Zabërgja.

Related posts

LAMPARD ME “DHIMBJE KOKE”/ Veprim i nxituar nga mbrojtësi i Chelsea, arbitri i tregon të kuqin (VIDEO)

Delo.autor

“MILAN ËSHTË SHUMË I FORTË PA DËMTIMET”/ Gallini: Problemi i madh do të jetë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk preferohej nga Lampard, futbollisti i Chelsea transferohet tek klubi ku aktivizohet lojtari shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment