Futboll Sport

TRAJNERI I RI I ROMËS/ Montella është i preferuari! Klauzola që e çliron nga Turqia

Roma në elitën e futbollit italian është në kërkim të një trajneri, kjo pas shkarkimit të Ivan Juric në fundjavë. Tre janë emrat që lakohen nga mediet në Itali, ndërsa në krye të garës duket Vincenzo Montella.

Ish-sulmuesi aktualisht është trajner i kombëtares së Turqisë dhe në 2011 ka qenë pjesë e Romës, po si trajner. Një përvojë që nuk shkoi mirë. Me kohën që ecën, te Roma duket se kanë nisur kontaktet me ish-sulmuesin e tyre dhe pritet që deri të mërkurë të ketë një përgjigje.

Situata – Montella te Turqia ka rezultate dhe marrëdhënie të shkëlqyera me drejtuesit, teksa merr një pagë prej 2.2 mln euro në sezon. “Gazzetta” bën me dije se klauzola e lirimit nga kontrata është 1 mln euro, një penalitet që Montella do ishte i gatshëm ta paguante për një rikthim në Serie A.

Për momentin Montella është me kombëtaren e tij përpara ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Uellsit dhe Malit të Zi. Ndeshja e parë luhet më 16 nëntor dhe zgjedhja e Friedkin (pronarët e Romës) për trajnerin e ri padyshim që do të jetë më parë. Ndërkohë skuadra do të rifillojë stërvitjet të enjten, ndoshta duke mësuar trajnerin e ri.

Me Montellan që ka epërsi në “garën” me De Rossin dhe Mancinin, tifozët duket se nuk do gjejnë qetësi këtë sezon, me ekipin që për momentin duket jashtë objektivave.

Related posts

Kaçe qëndron në Greqi, shumë pranë Panathinaikosit

Q.Autor

Trajneri i Burnley: Ederson? Është sikur të kesh Ronald Koeman në portë

Q.Autor

DËMTIM HORROR PËR MBROJTËSIN E KOMBËTARES/ Elseid Hysaj lë fushën e lojës me barelë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment