Formula 1 Sport Të tjera

PRITET TË NISË BOTËRORI “2021”/ Formula 1 merr masat, ka gati dy pista rezervë në rast emergjence

Këtë fundjavë do të nisë sezoni 2021 në Formula 1 dhe objektivi i Liberty Media është të organizojë 23 gara, një rekord për këtë sport. Edhe pse emergjenca në gjithë botën për shkak të pandemisë Covid-19 është ende e pranishme, sërish drejtuesit e Formula 1 duan që këtë vit të çojnë deri në fund projektin e nisur.

Kalendari i garave është modifikuar pas disa problemeve fillestare dhe është përshtatuar më së miri, me shpresën që të mos ketë më asnjë ndryshim deri në fund. Gjithsesi, nuk përjashtohen ndryshime të “minutës së fundit”, që mund të vijnë si pasojë e koronavirus, ku në pikëpyetje janë ende garat e Japonisë e Singaporit.

Për të evituar çdo të papritur dhe për të mbyllur sezonin me 23 gara, Formula 1 ka gati dy pista rezervë, për t’i përdorur në rast emergjence. Bëhet fjalë për dy pistat gjermane të Nurburgring dhe Hockenheim, që këtë vit nuk janë përfshirë në kalendarin e garave. Këto dy pista do të përdoren në rast se do të jetë e nevojshme.

Related posts

KONTAKTET E PARA KANË NISUR/ Klopp interesohet për 18-vjeçarin e Bielsas

Delo.autor

RUSI 2018/ Franca shpallet kampione e Botës, në elegancë… (FOTO)

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Kaio Jorge drejt këtij klubi të madh, e konfirmon presidenti i Santos

Delo.autor

Leave a Comment