Futboll Sport

BECKHAM ZGJEDH SYLVINHON/ Trajneri i Kombëtares ka mundësi për të stërvitur Lionel Messin! Në lojë edhe Xavi

Besojeni ose jo, Sylvinho është një nga dy emrat që Inter Miami ka në listën e ngushtë për drejtimin e skuadrës së yjeve. Largimi i Tata Martinos ka bërë që David Beckham së bashku me aksionerët e tjerë të klubit të kërkojnë një emër të ri.

Mundo Deportivo nga Spanja bën me dije se Beckham e ka Sylvinhon në listën e ngushtë, ndërsa emrat e tjerë janë edhe Xavi e Javier Mascherano. Çelësi i këtyre negociatave është Xavier Asensi, që po kërkon për trajnerin e ri dhe e përbashkëta e të gjithë emrave është FC Barcelona, pasi të gjithë kanë një të shkuar te klubi katalanas.

Sylvinho rinovoi me Shqipërinë edhe për kualifikueset e Botërorit 2026, por emri i tij lidhet me një kalim në Miami dhe trajnimin e yjeve si Lionel Messi, Luis Suarez, Busquets, Jordi Alba etij.

Lyon, Corinthians dhe kombëtarja e Shqipërisë, këto kanë qenë skuadrat e drejtuara nga braziliani. 29 fitore, 23 barazime dhe 25 humbje në 77 ndeshjet që Sylvinho ka drejtuar nga stoli.

Related posts

MERKATO E SUPERIORES/ Nga Bismark tek Ibraimi dhe Marku. Ja të gjitha lëvizjet e kryera…

Delo.autor

TJETËR TALENT SHQIPTAR NË ZVICËR/ Futbollisti 20-vjeçar nënshkruan për skuadrën e…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Monchengladbach trondit 2 herë Bayern Munichen në “Allianz Arena” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment