Futboll Sport

KLUBI I MUÇIT PREKET NGA KRIZA FINANCIARE/ Presidenti jep dorëheqjen

Beshiktashi pret sot në orën 18:45 Makabin e Tel Avivit në një ndeshje ku rezultati ka dalë në plan të dytë. Shoqëria bardhezi ndodhet në mes të një krize të fortë financiare pasi në dy muajt e fundit stafi teknik dhe lojtarët nuk janë paguar.

Për këtë motiv ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen presidenti i klubit Hasan Arat. Sipas medieve turke klubi ka marrë një ultimatum nga UEFA, e cila kërcënon me heqjen e liçencës në rast se pagat e prapambetura nuk do të shlyhen brenda 30 ditëve.“Këto janë gjëra që ndodhin, po punojmë fort për të gjetur një zgjidhje. Të tilla probleme i ka kaluar secili klub”, tha presidenti i larguar, Arat

Related posts

Zidane: Kemi ende uri, Ronaldo më i miri

Sadik.Autor

VIDEO/ PSG rikthen epërsinë ndaj Sochaux, Cavani autor i golit

Q.Autor

Asensio drejt largimit nga Reali, tre oferta nga klubet e mëdha në tavolinë

Q.Autor

Leave a Comment