Futboll Premier League

(FOTO) Plas gallata në rrjetet sociale, Manchester City tallet keq me mesfushorin e United

Manchester City është tallur me mesfushorin e Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, në llogarinë zyrtare të klubit në rrjetin social Twitter.

City e postoi një fotografi të Leroy Sane në llogarinë zyrtare të klubit në gjuhën frënge.

Fotoja ishte turbulluar nga mjegulla dhe shoqërohej me titullin: “Nëse e gjeni kush fshihet në mjegull, jeni të pamposhtur…”

Stili i flokëve i gjermanit i nxiti përdoruesit e Twitterit të përgjigjen me shaka “Fellaini”, ndërsa City nuk rezistoi dhe u tall me lojtarin e “Djajve të kuq”.

“Jo, është futbollist [ai në foto]”, shkroi City, në një postim të shpërndarë dhe pëlqyer nga mijëra përdorues.

Related posts

Mancini trajneri i Italisë, ka vetëm një problem të vogël…taksash!

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Alcacer zbulon ëndrrat: Ja dy objektivat e mi për 2019

Delo.autor

E ARDHMJA E SHKODRANIT NË DYSHIM/ Elseid Hysaj drejt largimit nga Napoli, por mbetet në Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment