Futboll Premier League

(FOTO) Plas gallata në rrjetet sociale, Manchester City tallet keq me mesfushorin e United

Manchester City është tallur me mesfushorin e Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, në llogarinë zyrtare të klubit në rrjetin social Twitter.

City e postoi një fotografi të Leroy Sane në llogarinë zyrtare të klubit në gjuhën frënge.

Fotoja ishte turbulluar nga mjegulla dhe shoqërohej me titullin: “Nëse e gjeni kush fshihet në mjegull, jeni të pamposhtur…”

Stili i flokëve i gjermanit i nxiti përdoruesit e Twitterit të përgjigjen me shaka “Fellaini”, ndërsa City nuk rezistoi dhe u tall me lojtarin e “Djajve të kuq”.

“Jo, është futbollist [ai në foto]”, shkroi City, në një postim të shpërndarë dhe pëlqyer nga mijëra përdorues.

Related posts

ISHTE LOJTAR “JETIK”/ Valverdes nuk i ka pëlqyer largimi i Paulinhos

Isa.Autor

(FOTO) Shënoi gol në debutim, Van Dijk shpërblehet nga tifozët e Liverpool

Q.Autor

“ISHTE NJË “MARTESË” E CILA…”/ Sarri rrezikon stolin, tifozët tallen me italianin dhe Higuain

F.autor

Leave a Comment