Futboll Sport

ANTONIO CONTE E DËSHIRON ARDIAN ISMAJLIN NË JANAR/ Empoli bën lëvizjen e papritur

Ardian Ismajli duket se po jeton muajt e fundit me Empolin. Sipas “Il Mattino” Antonio Conte dëshiron një mbrojtës që në janar te Napoli dhe emri kryesor në listën e trajnerit është kapiteni i Empolit, Ismajli.

Edhe vetë Ismajli nuk do të ishte kundër këtij transferimi, por si fillim Empoli duhet që të gjej një zëvendësues. Nëse Empoli nuk gjen një tjetër mbrojtës gjatë merkatos së janarit nuk atëherë Ismjali nuk do të largohet.

Empoli është mes “dy zjarreve”, pasi do e humbiste falas lojtarin në fundin e sezonit, me kontratën që skadon në verën e 2025. Nga ana tjetër Ismajli ka merituar shiritin e kapitenit dhe ka qenë disa herë në formacionin e javës së Serie A, duke qenë pika kyçe në sezonin e mirë të Empolit.

Tanimë mbetet të shihet nëse Empoli do “e falë” Ismajlin te palët e interesuara, që duhet thënë se janë emra me peshë si Juventusi dhe Napoli. Trajneri i këtyre të fundit, Antonio Conte duket se “ia ka vënë syrin” 28-vjeçarit dhe e kërkon që në janar.

Related posts

PAS FITORES NDAJ KASTRIOTIT/ Daja: Sot kishin vlerë vetëm tre pikët, morëm bashkë përgjegjësitë pa deleguar fajin

Delo.autor

Fillimi i shtatorit me ngjyrat kuqezi, sa shumë ndeshje të përfaqësueseve

Isa.Autor

ISMAJLI E BËN SEFTE NË SERIE A/ Mbrojtësi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës ndaj Bologna-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment