Futboll Sport

REAL MADRID “NGEC” NË DERBI/ Ancelotti konteston gjykimin: Ndërhyrja ndaj Vinicius ishte 11 metërsh

Real Madrid “ngec” sërish. Kësaj radhe madrilenët barazojnë në një sfidë spektakolare, me shifrat 3-3 ne derbin e vogël të Madridit ndaj skuadrës së Rayo Vallecanos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të La Liga-s. Në këtë mënyrë ata kanë humbur mundësinë për marrë kreun e kampionatit. Sfida nisi shumë keq për Los Blancos, me vendasit që kanë kaluar në avantazh pas vetëm 4 minutash lojë me një gol të Lopez.

Në minutën e 36-të, Vallecano dyfishoi avantazhin me një gol të Mumin, sërish me kokë, me mbrojtjen madrilene që tregohet e pavëmendshme në mbulim. Reagimi i Realit erdhi i menjëhershբm, teksa brenda fraksionit të parë rivendosi barazpeshën falë golave të Valverde me një goditje potente nga distanca dhe anglezit Bellingam, që devijoi saktë me kokë harkimin e Rodrigos nga e majta.

Affordable Container Homes in Albania
Cotainer Homes – Techtome.net
Explore Affordable Camper Van Options
Camper Van Deals | Search Ads
Sponsored Links
Ndeshja u mendua se u agjidh përfundimisht për të besuarit e Carlo Ancelottit, kur në minutën e 56-të, përmbysën gjithçka me një gol magjik të Rodrygo-s. Megjithatë, festa e miqve nuk ka zgjati gjatë pasi Vallecano riktheu barazimin me shifrat në 3- 3 me Palazaon në të 64-ën. Minuta edhe për mbrojtësin e Kombëtares Ivan Balliu, i cili u aktivizua në minutën e 66-të të ndeshjes.

Në minutën e 75 erdhi edhe episodi më i diskutueshëm, kur Vinicius pengohet brenda zonës, por gjyqtari kryesor nuk vërshëllen për të akorduar 11 metërsh. Episodi u kontestua ashpër nga pandkina madrilene me teknikun Ancelotti, i cili theksoi në përfundim të ndeshjes se ndërhyrja ndaj sulmuesit brazilian ishte penallti.

Madrilenët u munduan deri në fund të gjenin golin e fitores, por pa sukses, përfundimisht barazim 3 me 3. Një hap fals ky për “Los Blancos”, me Barçën, që nëse fiton të dielën ndaj leganes mund të thellojë diferencën.

Related posts

Messi ‘fenomenal’, dhjetë sezone në La Liga me mbi 20 gola

Q.Autor

RRËFIMI I BUJSHËM TEK CHELSEA/ Sarri spiunon Moratan: Më tregoi që para një muaji

Delo.autor

VJEN NDERIMI I RADHËS/ Milingona e zbuluar së fundmi merr emrin e yllit të Liverpoolit

Delo.autor

Leave a Comment