Futboll Sport

REAL MADRID “MBRETËRON” NË DOHA/ Triumfon ndaj Pachucas në finalen e Kupës Interkontinentale

Real Madrid fiton finales e Kupës Interkontinentale ndaj skuadrës meksikane të Pachucas. Los Blancos triumfuan 3-0, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Lusail”, në Doha të Katarit.

Kampionët e Europës vuajtën në pjesën e parë, ndaj një kundërshtari që po mbrohej mirë. Ekipi madrilen zhbllokoi takimin me Kylian Mbappe, në të 37-tën minutë. Të besuarit e Ancelottit thelluan avantazhin me Rodrygo, në minutën e 53-të. Emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Vinicius Junior, që përktheu në gol një penallti në minutat e fundit të takimit.Shumë pak për të thënë për Pachucan, që bëri shumë pak në këtë ndeshje dhe është e detyruar të kënaqet me pjesëmarrjen në këtë finale. Real Madrid koleksionon kështu një trofe të rëndësishëm, ndërsa synon suksesin edhe në kompeticione të tjera.

Related posts

TRE DHURATA PËR CONTEN NË MERKATON E VERËS/ Inter bën gati 120 milionë euro, ja objektivat

Delo.autor

KRIZË SULMI TEK INTERI/ “Lu-La” e lodhur, shumë goditje dhe 0 gola

Delo.autor

“ATA ISHIN SUPERIORË DHE…”/ Shikoni si aludojnë gazetat spanjolle mbi të ardhmen e Zidane pas deklaratës

Delo.autor

Leave a Comment