Futboll Sport

FONSECA NË “FIJE TË PERIT”/ Milan tenton Xavi-n, opsion edhe Mancini

Milan po përjeton një sezon të vështirë, me ulje ngritje të forta, për këtë arsye drejtuesit e klubit po bëhen gati për planin B, për shkarkimin e Paulo Fonseca-s. Nga Spanja vijnë lajme të rëndësishme pasi sipas mediave iberike, nëse Fonseca shkarkohet Xavi Hernandez është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “djallit”.

El Nacinonal shton se Milan dhe Xavi kanë vendosur prej kohësh kontaktet e para, por negociatat po përshpejtohen këtë periudhë duke parë që Fonseca e ka të vështirë të rikthejë ekipin brenda objektivave.Në Itali kanë një tjetër version, pasi sipas Calciomercato.com, një emër i rëndësishëm në tavolinën e Ibrahimovic është edhe Roberto Mancini, i sapo larguar nga Arabia Saudite. Mancini është një profil i fortë, një trajner me shumë eksperiencë që mund të rikthente edhe një herë Milanin në “shina”.

Shumë më larg janë emrat e tjerë të përfolur, Maurizo Sarri dhe Massimiliano Allegri.

Related posts

“TITULLIN DO E BËJ TATUAZH”/ Rrëfimi special i “Demit” Lautaro: Real Madrid? Më kërkuan dy herë, por…

Delo.autor

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Ja si e feston Erika Aurora nisjen e Serisë A (FOTO)

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA GJERMANIA/ Rangnick merr vendimin e papritur për Milanin

Delo.autor

Leave a Comment