Futboll Premier League

Edhe Bayern futet në garën për talentin e United, ofron 70 milionë stërlina

Arjen Robben dhe Franck Ribery janë të vjetër në moshë, ndaj kanë nevojë për një zëvendësues të denjë. Dhe, për këtë arsye, drejtuesit e skuadrës së Bayern Mynih, kanë vendosur që të sjellin në skuadër mesfushorin e talentuar francez Anthony Martial, që te skuadra e Manchester United nuk po gjen hapësirat e duhura dhe është në prag të largimit nga “Old Trafford”.

Martial nuk bën më pjesë në skemat e trajnerit Jose Mourinho dhe kjo është kuptuar edhe gjatë sezonit të fundit, ku më së shumti ka qëndruar në stol. Për këtë arsye, Bayern është gati ta rrëmbejë talentin 22-vjeçar, duke ofruar një shumë prej 70 milionë stërlinash, një shifër që përafrohet shumë me kërkesat e Manchester United, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Daily Star”.

Por problem për kampionët e Bundesligës do të jetë rivaliteti për të marrë Martial, pasi ata nuk janë të vetmit që janë interesuar për anësorin me tipare sulmuese. Edhe Tottenham, Real Madrid, PSG e Juventus kanë shfaqur kohët e fundit interes për Martial, që pritet të lërë Premier League këtë verë.

Related posts

Uzuni: Gjithçka perfekte, ja ku ndryshon Superiorja me kampionatin kroat

Isa.Autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Ja skuadrat që kualifikohen nëse do ketë barazim pikësh (FOTO)

Delo.autor

“ÇMENDET RAMOS”/ Kapiteni zbulon SUPER BLERJEN më të re të REALIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment