Futboll Sport

ZYRTARE/ Bruno Telushi pa ekip, AF Elbasani konfirmon largimin

AF Elbasani ka njoftuar largimin e Bruno Telushit nga ekipi. Pas një viti e gjysmë mesfushori vlonjat nuk është më pjesë e verdhebluve, me palët që kanë zgjidhur kontratën në mënyrë konsensuale.

“AF Elbasani njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Bruno Telushi. Marrëveshja është zgjidhur nga të dyja palët kështu duke mbyllur një kapitull të suksesshëm midis ekipit verdheblu dhe Telushit. Familja verdheblu e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në të ardhmen”, njofton klubi.

34-vjeçari u bashkua me AF Elbasanin në gushtin e 2023 dhe ishte pikë fikse për ngjitjen e ekipit në Superligë. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm shtatë takime duke dhënë një asist.

Related posts

PREJ 6 VITESH NË KOMA/ “Le Parisien” lëshon lajmin: Schumacher është i…

Delo.autor

LËNIA JASHT E MESUT OZIL/ Emery zbulon se kush e mori vendimin

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist perfekt nga Pulisic, Mount ndëshkon Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment