Futboll Sport

NËN “AKUZË” NGA TIFOZËT/ Por Mbappe “thyen” Ronaldon

Në Madrid e prisnin prej kohësh, madje joshja që i bëri prej vitesh presidenti Perez solli një përplasje të ashpër me presidentin e PSG, Al Kelaifi. Ndryshe nga se pritej, kalimi i Mbappe në Madrid nuk po jep efektet që tifozët prisnin pasi sulmuesi francez ka përfunduar shpesh në qendër të kritikave.

Ndryshe nga perceptimi i krijuar, AS, e përditshmja spanjolle vjen me shifra dhe fakte duke vërtetuar se sezoni i parë i Mbappe në Madrid, deri në këtë pikë, nuk është aq keq sa tifozët mendojnë, madje në shifra Mbappe ka bërë më mirë edhe se sa C.Ronaldo në sezonin e parë të portugezit në Madrid.

Ass

Pauza e gjen Mbappe me 14 gola të shënuar me fanellën e Real Madrid, një më shumë se sa Ronaldo në të njëjtën kohë. Mbappe ka gjetur rrugën e rrjetës në katër ndeshjet e fundit duke bërë që Real Madrid të parakalojë Barcelonën dhe të jenë vetëm një pikë larg Atletiko Madrid.

Related posts

Pas vdekjes, Fiorentina ‘zhgënjen’ familjen e Astorit. Ja çfarë ka ndodhur

Q.Autor

CHELSEA-LILLE/ Tuchel nuk kërkon më gabime, Gourvennec gati të surprizojë kampionët në fuqi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VIDEO/ Penallti për Romën, Florenzi godet dobët

Q.Autor

Leave a Comment