Futboll Sport

HYN NË FUQI RREGULLI PËR TËHUAJT/ Nga sot më pak shanse për elementin vendas në futbollin shqiptar

Ardhja e 2025 do të sjellë një ndryshim rrënjësor në futbollin shqiptar edhe pse ende nuk dihet nëse kjo do të jetë për mirë apo jo. Klubet e Superligës, por edhe të Kategorisë së Parë, nga 1 janari 2025 mund të aktivizojnë deri në 7 huaj në fushë. Një numër që u rrit nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së dhe që më herët limiti ishte me 5 të huaj, si një pararojë për futbollin shqiptar.

Megjithatë kjo situatë nuk përfundon me kaq, pasi siç dihet nga sezoni 2025-2026 numri i të huajve në Superligë do të jetë pa limit. Pra një skuadër mund të luajë me 11 të huaj. Një vendim që në dukje kufizon ndjeshëm mundësinë që talentet vendase të spikasin në elitën e futbollit shqiptar.

Related posts

U GODIT NGA NEYMAR NË TRIBUNË/ Tifozi merr kërcënime: Kam 1 javë që nuk dal nga shtëpia…

Delo.autor

Mbrojtësi i Laçit drejt shtetit fqinj/ Kurbinasit nuk e bindin dot kryeqytetasin

Sadik.Autor

NBA/ Skuadra e Charlotte Bobcats e përgjysmuar, 4 lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment