Futboll

Pele, për golin me roveshatë të Ronaldos: Ku e ke kopjuar?

I famshëm dhe shumë i dashur në Brazil, edhe për golat e shumtë të shënuar me roveshatë (ose biçikletë, si i thonë në shtetin pesë herë kampion bote) me fanellat e “Selesao” dhe Santos, Pele nuk mund të shmangej nga një koment për golin fantastik të shënuar nga Cristiano Ronaldo kundër Juventus.

“E pa ndonjë golin e djaloshit të quajtur Cristiano Ronaldo? Pyes veten ku e ka kopjuar? Imagjinoj se nga e ka mësuar një gjest të tillë,” – ka shkruar në “Twitter” Pele.
Pak orë më vonë është përgjigjur klubi i Santos, sërish në rrjetin social: “E ka mësuar nga “O’Rei”, e ka kopjuar nga Pele”.

Në rrjetet e ndryshme sociale në Brazil kanë filluar të shfaqen golat me roveshatë të Pele, si ai i shënuar në “Maracana” gjatë ndeshjes Brazil-Belgjikë në vitin 1965, ose si ai i shënuar në sfidën Santos-Corinthians në vitin 1969, në stadiumin “Morumbi”.

 

Related posts

KUPA E MBRETIT/ “Katalanasit” mposhtin Leganes me “Manita” dhe sigurojnë çerekfinalen

Delo.autor

SQARON SITUATËN TEK MILANI/ Kesi: Me Gatuzon nuk ka shaka, Higuain? Është një kampion…

Delo.autor

MORATTI NË TELASHE/ Ish-presidenti i Interit po hetohet për tregti nafte me ISIS-in

Delo.autor

Leave a Comment