Futboll Sport

ZYRTARE/ Gjasula i jep drejtim të ardhmes, firmos me klubin gjerman

Klaus Gjasula është lojtari më i ri i Rot-Weiss Essen. Klubi i kategorisë së 3-të gjermane ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit shqiptar, nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare të klubit.

Gjasula vjen nga Darmstadt dhe është gati për përvojën e re. Ai, më herët, është aktivizuar për Paderborn, apo edhe Hamburg.

“Mezi pres të shikoj atmosferën e mrekullueshme në Hafenstrasse. Do të bëj gjithçka që të mbledhim pikë sa më shpejt që të jetë e mundur për të qëndruar në ligë”- tha Gjasula pas firmës me Essen.

35-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 5.

Related posts

INTER-ATALANTA/ Pas mrekullisë së Mussos, sulmuesi Dzeko ndëshkon “Të Kaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

BBC: Chelsea vendos ta mbajë Conten

Q.Autor

“MË VJEN KEQ PËR MESSIN”/ Ish-lojtari argjentinas “masakron” Skalonin: Si trajner i kombëtares U-20

Delo.autor

Leave a Comment