Futboll Sport

ZYRTARE/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip

Mesfushori Jurgen Çelhaka është futbollisti më i ri i Olimpija Ljubjanës në Slloveni. Pas tre vitesh e gjysmë në Poloni me Legian e Varshavës, 24-vjeçari ka ndryshuar skuadër duke u bashkuar si lëvizje pa kosto për sllovenët.

Ish-lojtari i Tiranës përfundoi kontratën me klubin e Legias duke kaluar me parametra zero te Ljubljana. Ai ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Olimpija Ljubljana është momentalisht në vendin e parë në kampionatin slloven dhe një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion.

Çelhaka ka zhvilluar 11 ndeshje me Shpresat U-21 duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa ende nuk i është besuar ekipi i parë nga Sylvinho. Tanimë mesfushori pritet të ketë më shumë hapësira dhe të tregojë gjithë cilësitë e tij me topin.

Related posts

SITUATË KOMIKE TEK JUVENTUS/ Shikoni si Quadrado dhe Morata i punojnë rreng shokut të skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A NË “EURO 2020″/ Më të dobëtit dhe më të mirët deri më tani, shkëlqen Ronaldo dhe Lukaku

Delo.autor

NJË SHAKA E BUKUR VJEN NGA ATALANTA/ Mbrojtësi merr dhuratë fanellën e “Përbindëshit” Ronaldo (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment