Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-TEUTA/ Shehi zgjedh më të mirët, Martini bën manovra me sulmin. Ja formacionet e mundshme…

Trajneri Orges Shehi ka punuar gjatë ditës së premte me skuadrën. Durrsaku, për të mundur “djemtë e detit”, është marrë me taktikë, duke ndërtuar një skuadër me formacionin tip dhe sulmin e zakonshëm.

Mund të ketë edhe ndonjë surprizë të momentit të fundit në formacion. Dilema ka në sulm nëse Xhixha do të nisë titullar apo jo, ndërsa do të shihet edhe gjendja e Seferit dhe Ngosë që nuk ishin në formën më të mirë. Nga ana tjetër, Shehi ka kërkuar prej lojtarëve të tij që të jenë të përqendruar.

Trajneri është i bindur dhe ka kërkuar gjashtë pikë të plota nga Tirana që të mbyllë në vendin e parë këtë vit duke treguar forcën e kampionatit. Pesë lojtarë rrezikojnë derbin me Partizanin nëse ndëshkohen me kartonë të verdhë ndaj Teutës.

Bëhet fjalë për Najdovskin, por që e ka mbyllur vitin, Seferin, Limajn, Behiratçen e Hotin. Në mungesë të Najdovskit, Tirana do të luajë me Bekajn në portë. Më tej formacioni përbëhet nga Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Limaj, Seferi, Ngo e Xhixha.

Skuadra nuk do të rreshtohet me tre mbrojtës, por do t’i kthehet skemës klasike 4-2-3-1. Tre pikë avantazh ka ekipi i Tiranës nga vendi i dytë Kukësi. Bardheblutë duhet të marrin katër pikë që të qëndrojnë në krye të renditjes në vitin 2021.

TEUTA – Teuta ka vijuar javën stërvitore për ndesh jen me Tiranën me një seancë të zhvilluar gjatë paradites së djeshme. Vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që kryeson Kategorinë Superiore. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Edi Martini besojnë se do t’ia dalin.

Skuadra po punon intensivisht dhe për sfidën me bardheblutë ekipi nuk do të jetë i plotë, duke i mos dhënë mundësinë Martinit të përzgjedhë formacionin më të mirë. Durrsakët nuk mund të tolerojnë një hap fals, kështu që tri pikët janë objektivi i vetëm ndaj Tiranës.

Nisja e këtij sezoni për Teutën ka qenë me luhatje, ndaj forma më e mirë për të mbajtur atmosferën e mirë është që të mposhtin kryeqytetasit. Trajneri Edi Martini, i sapokthyer në drejtim, e njeh mirë kundërshtarin, si dhe e ka të qartë se këtë herë ata vijnë në një situatë pozitive.

Kjo gjë nuk i pengon aspak “djemtë e detit” që të tentojnë fitoren dhe të marrin pikët që aq shumë i duhen. E megjithatë, para se të niste stërvitja e djeshme, fillimisht trajneri Martini dhe stafi i kanë shpjeguar skuadrës programin e ditës, ku do të bazohen edhe te strategjia e ndeshjes.

Përgatitjet kanë nisur me ritëm, por ajo që ra në sy ishte që repartet punuan të veçuara. Sulmi është sektori që po merr vëmendjen më të madhe.

Të paktën kjo u kuptua edhe dje, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe inkursione nga lojtarët anësorë, duke filluar nga Vila, Kallaku apo Daja.

Martini pret me ngulm që skuadra të fitojë, por pse jo të vazhdojë edhe më lojën e bukur që ka dhuruar në ndeshjet e fundit. Stafi teknik po e përgatit me kujdes takimin, me shpresën që nga kjo sfidë të dalin me tri pikë.

GJENDJA E EKIPIT – Teuta do të ketë një mungesë të sigurt në ndeshjen ndaj Tiranës, që do të luhet të dielën në orën 19:45 në stadiumin “Air Albania”.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Xhekson Ferreira, i cili ka probleme në gju është i detyruar të pushojë këtë javë. Trajneri Edi Martini ka krijuar një ide për formacioni anti-Tirana.

Në repartin e mbrojtjes, do të aktivizohen Idrizaj dhe Kotobelli nga krahët, si dhe në qendër dyshja Ivanoviç-Aleksi. Ndërsa mesfusha do të përbëhet nga Daja, Akuah dhe Emiljano Vila. Edhe sulmi pritet të formohet me tre lojtarë, ku Kallaku dhe Lorenco Vila do të jenë në ndihmë të Gjorgiev.

Related posts

BARAZIMI PA GOLA KUNDËR VERONËS/ Lazios nuk i ndodhte prej 65 ndeshjesh!

Delo.autor

INTER-PSG/ Conte bën shumë dryshime në ndeshjen miqësore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NGA SFIDA E PARË E GRUPEVE TEK FINALJA/ Mësoni datat e ndeshjeve në Champions League

Delo.autor

Leave a Comment