Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Një yll i Milanit mund të luante për Napolin sot

Napoli dhe Milan do të përballen mbrëmjen e sotme në javën e 32-të të Serisë A. Mes protagonistëve do të jetë edhe Theo Hernandez, mbrojtësi i krahut kuqezi, ë vetëm pak muaj më parë mund të kishte veshru fanellën e “axurrëve”.

Në fakt, prapaskena është zbuluar nga vetë Theo, i cili është bindur më pas nga Madlini që të zgjidhte Djallin.

“Mund të kisha shkuar te Napoli, negociatat me axurrët ishin shumë të nxehta. Kam folur me Carlo Ancelotti-n. Në të vërtetë kam qenë edhe një hap larg Leverkusen-it dhe kam pasur kontakte me klube angleze të rëndësishëm, por kishte më pak garanci për një aktivizim të rregullt”, ka thënë Theo Hernandez për Goal.

“Kjo është arsyeja pse kam vendosur të shkoj te Milan-i, e dija se te kuqezinjtë do të kisha pasur më shumë mundësi për të treguar veten dhe tani jam i kënaqur me zgjedhjen e bërë”.

“Takimi me Paolo Maldini-n më ka bërë të ndryshoj mendim. Ka ardhur të më takojë në Ibiza dhe jemi kuptuar menjëherë. Maldini është një legjendë, ndoshta më i miri i të gjitha kohërave në rolin tim”.

“Kemi folur dhe më njihte mirë. Kur një si Maldini të zgjedh, kjo të jep shumë besim”, ka thënë Hernadez.

Related posts

GATI PËR RIKTHIMIN E BUJSHËM NË “CAMP NOU”/ Barcelona jep lojtarë në shkëmbim për yllin…

Delo.autor

Një tjetër yll kërkon largimin nga Bayern Munchen në merkato

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Rrjetet sociale kryqëzojnë Dybala: Dy gabime që nuk fal tek Lazio-Juventus (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment