Futboll

GOLAT/ Fitore historike, Holstein Kiel mposht 4-2 Dortmundin! Leverkusen tri pikë me Xhakën në fushë

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi të martën katër ndeshjet e para për raundin e 17-të. Surpriza në fushë, me debutuesit e Holstein Kiel që i dhanë leksione dhe mposhtën 4-2 një ekip si Dortmund. Tri pikë për Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt dhe Uolfsburg.

Në Kiel, vendasit e Holstein turpëruan 4-2 Dortmundin. Vendasit u teguan më kërkues në fushë dhe ia dolën të merrnin fitoren e dytë këtë sezon. Holstein shënoi tre herë në pjesën e parë me Machino, Harres dhe Nernhardsson. Verdhezinjtë u përpoqën të reagonin në fraksionin e dytë dhe shkurtuan shifrat me Reyna dhe Gittens, ndërsa Arp në minutat shtesë “vulosi” rezultatin 4-2.

Në “BayArena” vendasit e Bayer Leverkusen fituan 1-0 kundër Mainz. Në këtë sfidë vendosi goli i Grimaldo në minutën e 48-të, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes në fushë ishte edhe Granit Xhaka.

Sukses edhe për Eintracht Frankfurt që bindi 4-1 kundër Freiburg. Edhe Uolfsburg nuk u kursye duke mposhtur 5-1 Monchengladbach.

Renditja:\

Related posts

DEBUTIMI ME KOMBËTAREN/ Mbrojtësi Çepele: Një emocion i madh, më ndihmon fakti që…

Delo.autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Portieri Rexhepi: U trondita për Tetovën, ju tregoj Skënderbeun

Delo.autor

“FALEMINDERIT KLOPP, MË KE BËRË TRAJNER MË TË MIRË”/ Guardiola: Ja si e festuam titullin me ekipin

Delo.autor

Leave a Comment