Futboll Sport

Superiorja në “pikën e vlimit”, ja gjyqtarët e javës së 33-të

Sot do të luhet java e 33-të e Superiores, me ndeshje mjaft interesante dhe që peshojnë shumë për skuadrat, në drejtime të ndryshme. Kështu, në Gjirokastër zhvillohet një duel për Kupat e Europës. Luftëtari vendës është në pozita të favorshme për këtë, aktualisht, ndërsa Partizani po kalon momente të vështira.

Të kuqtë kthehen në “vendin e krimit”, aty ku u turpëruan si s’ka më keq në fazën e dytë, duke u mundur 5-0. Në Lushnjë mund të kemi zyrtarizimin e titullit kampion për korçarët. Me këtë synim udhëtojnë në këtë transfertë Ilir Daja dhe të tijtë, që të fitojnë dhe të mbyllin gjithçka, edhe matematikisht.

Kurorën e kampionit mund ta dorëzojnë sot kuksianët e Peter Pacult, që duhet të vënë dorën në zemër, në njëfarë mënyre, për Teutën. Fakti që luhet në Durrës, por edhe nevoja jetike për pikë mbijetese e bregdetarëve, bën që peshorja të anojë nga vendësit. Qoftë edhe si inerci e asaj që bënë “djemtë e detit” në sfidën pararendëse, ndaj Partizanit, në kryeqytet.

Flamurtari “lëpin plagët” e dënimit të Disiplinës. Kuqezinjtë janë të detyruar të luajnë në fushën asnjanëse të Elbasanit, çka shkon disi në favor të Laçit. Bardhezinjtë e vlonjatit Gentian Mezani janë në luftë të ethshme për Kupat e Europës, ndaj nuk duan ta ulin ritmin. Pas përmbysjes rrokamboleske me Skënderbeun, oreksi i kurbinasve rritet.

Finalja e mbijetesës do të luhet në Shkodër. Vllaznia dhe Kamza rrezikojnë seriozisht mbijetesën, po aq sa edhe durrsakët. Fitorja për kuqeblutë në këtë përplasje është detyrim aboslut. Në të kundërt, laku ngushtohet më shumë. Skuadra e Ahmatajt ka dy pikë më shumë për momentin, ndaj edhe një barazim nuk do të ishte keq për të në “Loro Boriçi”.

FSHF ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do të bëjnë drejtësi në këto pesë sfida:
Luftëtari-Partizani (16:00)
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Denis Rexha, Alfred Shkreta

Lushnja –Skënderbeu (16:00)
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku

Flamurtari-Laçi (16:00)
Gjyqtarë: Andi Koçi, Ermal Barushi, Redian Dobruna

Vllaznia-Kamza (19:00)
Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Nertil Bregasi, Laver Alla, Orlando Kuka

Teuta-Kukësi (19:00)
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Emigres Ganxhi, Dojando Myftari

Related posts

ZYRTARE/ Legjenda e Lakers dhe NBA-së firmos me Barcelonën pas 2 vitesh pushim

Delo.autor

ARSENAL-MANCHESTER CITY/ “Emirates Stadium” nën hijen e derbit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja West Ham-Manchester City. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment