Futboll Sport

10-VJEÇARI SHQIPTAR REALIZON ËNDRRËN E TIJ/ Futet në fushë dhe takon Mbappe

Reis Fejzi, djaloshi 10-vjeçar nga Gostivari, ka realizuar ëndrrën e tij duke udhëtuar në Madrid për të ndjekur ndeshjen ndërmjet Real Madrid dhe Las Palmas “Santiago Bernabéu” që përfundoi me rezultatin 4 me 1.

Por ky udhëtim mesa duket nuk ishte vetëm për të parë futboll, por edhe për të takuar yllin botëror, Kylian Mbappé.

Pas përfundimit të ndeshjes, Reis, u drejtua menjëherë drejt fushës. Pavarësisht sigurimit, ai arriti të driblojë dhe të afrohet pranë Mbappé, me të cilin shkëmbeu disa fjalë.

Kjo përpjekje e guximshme e vogëlushit u shpërblye me një dhuratë të veçantë – një fanellë të Real Madridit, të cilën vetë Mbappé ia dorëzoi si kujtim nga ky takim i paharrueshëm.

Related posts

I DHUROI REALIT TITULLIN E 34-TË/ Zidane: Trofe me shije të veçantë, më i vështiri. Jam shumë…

Delo.autor

VIDEO/ Çmendet Candreva, shikoni çfarë ka bërë gjatë ndeshjes me Lazion

Q.Autor

Nis “finalja” e parakohshme, Franca e Argjentina duan raundin tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment