Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Inter gjen zëvendësuesin e Perisic, gati oferta dhe kontrata për lojtarin e Bundesliga-s..

Filip Kostic është identifikuar nga Inter-i si zëvendësuesi i mundshëm i Ivan Perisic, i cili pritet të largohet nga Milano në verë dhe të kthehet në Gjermani.

Serbi ka ndryshuar menaxher kohët e fundit duke nënshkruar me Luçi-n, që menaxhon 4 lojtarë të tjerë tek Inter-i.

Zikaltrit janë gati të ofrojnë deri në 10 milionë euro, më një kontratë trevjeçare me 2.5 milionë euro në sezon për lojtarin.

Marrëveshja mund të arrihet në verë, ose në janar nëse Inter-i liron një vend jo komunitar në skuadër.

Lajmi është raportuar nga Gazzetta dello Sport.

Related posts

NËSE DO TË BASHKOHESHIN REZULTATET E VITIT 2010/ Ja si do të dukej renditja e Premier League (FOTO)

Delo.autor

“KJO I NDODH EDHE SULMUESVE MË TË MIRË NË BOTË”/ Sulmuesi Broja: Si të mos jem i lumtur, kur…

Delo.autor

EUROPË DHE MBIJETESË/ Ka një garë edhe për… “Hirushen” e sezonit në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment