Futboll Sport

STATISTIKAT POZITIVE/ Vllaznia, 5 ndeshje pa humbje me kampionët

Vllaznia-Egnatia është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave. Përplasen dy rivalë direkt për titull, që duan të sigurojnë dy vendet e para në përfundim të sezonit të rregullt. Dueli luhet ditën e diel, në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Vllaznia do të zbresë në fushë me shifrat në favor sa i takon këtij sezoni dhe jo vetëm.

Fazën e parë kuqeblutë fituan në Shkodër 3-1, me gola të Malës, Qatos dhe Balajt, kurse për rrogozhinasit realizonte Ujka golin e barazimit të përkohshëm. Fazën e dytë në Rrogozhinë ndeshja u mbyll në barazim 1-1, me të shënuar nga Lushkja për Egnatian dhe Dodaj për Vllazninë. Shkodranët nuk njohin humbje ndaj Egnatias prej 5 ndeshjesh radhazi.Dy skuadrat barazuan 0- 0 në “Final 4” sezonin e shkuar, ndërkohë që në kampionat Vllaznia fitonte 0-1 fazën e katërt dhe 2-1 fazën e tretë. Fitorja e fundit e Egnatias ndaj Vllaznisë i takon fazës së dytë të sezonit të shkuar, kur rrogozhinasit triumfonin 3-0 në javën e 15-të.

Related posts

LOJTARËT E LIRË/ Njihuni me “yjet” që mund të blidhen me 0 lekë në JANAR

Isa.Autor

FRYMËZUAR NGA FJALIMI I TUCHELIT/ Mbappe dhe gara me deve që po çmend internetin (VIDEO)

Delo.autor

Sekreti i madh i Bundesliga-s, si arrin të qëndrojë mes kampionateve elitare

Sadik.Autor

Leave a Comment