Futboll Sport

PREMIER LEAGUE/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore

Premier League e futbollit në Angli ka zhvilluar këtë të diel katër ndeshjet e fundit për javën e 23-të. Tri pikë për Manchester United, Brentford dhe Leicester.

Në “Craven Cottage” vendasit e Fulham u mposhtën 0-1 nga Manchester United. “Djajtë” e Amorim u rikthyen te suksesi i plotë dhe këtë e bënë falë golit të Lisandro Martinez 12 minuta nga fundi i ndeshjes. Festë e “çmendur” nga United që sheh të ngjitet në vendin e 12-të me 29 pikë.

Në Londër, Tottenhami vendas është në krizë totale dhe ka shtatë ndeshje pa fitore në kampionat. Spurs u mposhtën 1-2 nga Leicester me përmbysje. Goli i Richarlison u zhvlerësua nga Vardy dhe Khannouss në pjesën e dytë. Tottenham me 24 pikë merr humbjen e katërt radhazi dhe sheh vendin e 15-të me 24 pikë.

Pas kësaj jave është Liverpooli që prin renditjen me 53 pikë dhe një ndeshje më pak (derbin kundër Everton), ndjekur nga Arsenal, Nottingham dhe Manchester City.

Premier League, raundi 23:

E diel, 26 janar 2025

Crystal Palace 1-2 Brentford

Tottenham 1-2 Leicester

Aston Villa 1-1 West Ham

Fulham 0-1 Manchester United

Related posts

“KAM ARDHUR PËR TË NDRYSHUAR HISTORINË”/ Flet Conte para ndeshjes: Jemi në situatë delikate, disa gjëra…

Delo.autor

MALLORCA-REAL MADRID/ Zidane synon të marrë sërish kreun (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KASTRIOTI bën gati stadiumin/ Krutanët kanë një kërkesë të veçantë për të mundur Skënderbeun

Isa.Autor

Leave a Comment