Futboll Seria A

Elseid Hysaj mes më të mirëve

Elseid Hysaj është bërë pjesë e futbollistëve më të rëndësishëm në botë. Kësaj here është revista e njohur britanike “World Soccer” që e përfshin mes 500 lojtarëve më të mirë. Në numrin e muajit prill Hysaj është i vetmi futbollist i Kombëtarës që vlerësohet.

Kontributi i tij me Napolin dhe Kuqezinjtë janë kriteret ku është mbështetur gjykimi i revistës. Mbrojtësi i djathtë i cili shikon edhe nga sulmi ndihmoi Shqipërinë të kualifikohej në Euro 2016 dhe është një futbollist i rëndësishëm për Napoli në Serie A. Elseid Hysaj përmedet edhe si një dëshirë për ekipe të njohur në merkaton e verës.

Në të kaluarën pjesë përzgjedhjeve të revistës “World Soccer” nga lojtarët e Kombëtares kanë qenë edhe Lorik Cana, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka. Për 2018 një tjetër futbollist me prejardhje shqiptare, por që luan me Zvicrën është Xherdan Shaqiri.

Related posts

Dortmund nuk di të ndalet/ Reus vendimtar ndaj “viktimës” së preferuar (VIDEO)

Isa.Autor

“Rusi 2018″/ Tre supersfida për ditën e sotme, zbuloni “yjet” që zbresin në fushën e blertë

Sadik.Autor

Anthony Martial, ëndrra e Juventusit për sulmin

Sadik.Autor

Leave a Comment