Futboll Sport

ERMAL META GATI PËR HAPIN E MADH/ Sampdoria tenton talentin e Tiranës

Ermal Meta është objektivi i Sampdorias në Serie B. Mediet italiane bëjnë me dije se talenti 19-vjeçar i Tiranës është “pikasur” nga Dorianët dhe mund të bashkohet me ekipin në këtë afat kalimtar të janarit.

I dalë nga shkolla sportive e Tiranës, Meta është një shkatërrues në mesin e fushës, ndërsa këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, duke asistuar në një rast.

1.101 minutat në fushë nuk janë rastësi dhe Meta mund të bëjë kapërcimin e madh përtej Adriatikut, aty ku “kolonia” e futbollistëve shqiptarë sa vjen e shtohet.

Për t’u theksuar se Meta është pjesë e Shpresave U-21 dhe ka besimin e trajnerit Alban Bushi.

Në Itali janë bërë kurioz edhe për emrin dhe mbiemrin e tij, i cili është i njëjtë me këngëtarin fierak që ka bërë famë në Itali, Ermal Meta.

Related posts

(VIDEO) Sociedadi befason Barçën, ja autori i golit

Q.Autor

MASAT KUNDËR COVID-19/ UFC hap dyert për fansat, numër i limituar për duelin McGregor-Poirier

Delo.autor

“REFUZON TË STËRVITET”/ Myrto Uzuni s’ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë

F.autor

Leave a Comment