Futboll Sport

KOLO MUANI BIND JUVENTUSIN/ Strategjia e bardhezinjve për sulmuesin, detajet

Një muaj mjaftoi për t’i bindur të gjithë. Randal Kolo Muani është sulmuesi i duhur për Juventusin. Klubi bardhezi tashmë ka nisur kontaktet me PSG-në për ta mbajtur lojtarin në Torino për një kohë të gjatë.

Plani i drejtorit teknik Cristiano Giuntoli përfshin një huazim prej 5-6 milionë euro, që përfshin blerjen e detyrueshme duke filluar nga viti 2026.

Një operacion i ngjashëm me ato të Michele Di Gregorio dhe Nico Gonzalez. Strategjia e Juventusit është e qartë, vlera e Kolo Muanit për PSG-në do të bjerë nga 57 milionë në 38 milionë në vitin 2026, duke e bërë më të lehtë një operacion prej 50 milionësh.

Një marrëveshje që do të garantonte një fitim kapital për klubin parisien dhe, në të njëjtën kohë, do i siguronte Juventusit një top lojtar.

Related posts

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Një orë nga starti i sfidës, ja çfarë po ndodh në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

Zyrtare/ Arda Turan ndërron ekip

Alm.autor

E BUJSHME/ Mesfushori Alcantara një hap larg Liverpool, Inter dhe Reali interesohen për lojtarin tjetër të Bayern…

Delo.autor

Leave a Comment