Futboll Sport

DISIPLINA ME 23 VENDIME BRENDA DITËS/ Gjobiten Tirana, Vllaznia dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet për ngjarjet futbollistike të javës së kaluar. Bien në sy gjobat e shumta për sjelljet e gabuara të tifozëve dhe pezullimet në masë të disa zyrtarëve në ligat më të ulëta.

Gjobë për Tiranën, Vllazninë dhe Bylisin, kjo për shkak të parregullsive nga ana e tifozëve.

Vendimet e plota:

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke përdorur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i FK Kukësi, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Lushnja, Marjus Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Naftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i KF Naftëtari, Sajmir Gega, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Shiroka, Henri Çela, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Osumi, Julian Karthica, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AF Triumph U-19, Fabjan Metalija, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Laçi U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder KF Turbina U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AS Luftëtari U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Memaliaj U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i Djemtë e Detit U-17, Jurgen Lila, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Shkëndija Durrës U-17, Eldion Beqiraj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Shqiponjat 2017, U-13, Maringlen Dulla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Vora U-15, Erman Gjoka, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Studenti U-15, Martin Laja, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Labëria FC U-14, Noel Demo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Akademia e Futbollit U-14, Eljon Xhebexhia, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Pranimin e kërkesës së lojtarit Albi Balliu, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.25 datë 06.02.2025 të KDE, për pikën 23, duke vendosur dënimin e lojtarit me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 14/1/b të KDE.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Apolonia, Maringlen Kule, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të CCBS, Ermal Bala, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-17, Arlind Bushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Related posts

ËSHTË PRANË KALIMIT TEK JUVENTUS/ Trajneri i Romës: E lashë Dzekon në stol për ta mbrojtur

Delo.autor

SUPERKUPA EUROPIANE/ UEFA merr vendimin për tifozët në stadiume

Delo.autor

Sophie Rose, tifozja më seksi e Chelsea-it (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment