Futboll Sport

PARTIZANI NË KRIZË/ Bylisi është sfidë presioni dhe rreziku për të kuqtë

Krahasuar me emrin dhe kapacitetin e Partizanit, Bylisi është thjesht një sfidë e radhës, por këtë herë është ndryshe.

Në katër ndeshjet e fundit në Kategorinë Superiore Partizani ka grumbulluar vetëm 3 pikë, duke humbur terren ndjeshëm me Vllazninë dhe Egnatian, që renditen në dy vendet e para. Siç dihet, në lojë për dy vendet e para është avantazhi i barazimit në “Final 4”, që mund të jetë shumë i rëndësishëm për Partizanin, duke pasur parasysh edhe lojën që zhvillon dhe organikën që ka.

Presioni në kurriz të skuadrës dhe trajnerit është jo i vogël, pasi të kuqtë nuk duan të humbin kontaktin me dy vendet e para dhe nga ana tjetër as t’u japin besim skuadrave që renditen më poshtë, pavarësisht distancës aktuale. Partizani kërkon të dalë nga kriza në një moment kur as pozita e trajnerit Veselinoviç nuk është e padiskutueshme.

Related posts

LIVE/ Luftëtari – Kastrioti: Penallti e kontestuar për krutanët, Marku dyfishon nga 11 metra (VIDEO)

Delo.autor

U përfol për një largim nga Franca/ Baloteli merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Isa.Autor

NDODH EDHE KJO/ ATLETIN spanjoll e gjen “belaja”: E ngatërrojnë me aktorin e PORNOS

Isa.Autor

Leave a Comment