Futboll Sport

MIRATOHET RREGULLI I RI PËR PORTIERËT/ S’ka më mbajtje topi pa limit në zonë

IFAB, Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, në mbledhjen e fundit ka miratuar disa rregulla të reja që do të hyjnë në fuqi nga sezoni i ardhshëm. Rregulli kryesor është ai që ka të bëjë me mbajtjen e topit nga portierët dhe vonesën e lojës.

Rregulli i mbajtjes së topit për 8 sekonda nga portieri ka ndryshuar dhe tanimë do të jetë i ndëshkueshëm me një goditje nga këndi për kundërshtarët nëse konstatohet që gardianët e teprojnë me mbajtjen e topit mbi limitet. Kjo lëvizje bëhet për të shmangur vonesat e lojës ku shpeshherë portierët bëhen protagonistë.

Rregulli i ri për portierët do të zbatohet për herë të parë në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet nga 15 qershori deri në 15 korrik dhe më pas do të aplikohet në të gjitha garat e sezonit të ri 2025-2026.

LEXO EDHE:
Shembulli që ndoqi FSHF për ‘Final 4’ një dështim, Belgjika heq fazën play-off për të shpallur kampionin sezonal
Në mbledhjen e fundit, IFAB, miratoi dhe disa rregulla të reja për gjyqtarët e ndeshjes në lidhje me disa udhëzime të reja për pozicionimin e tyre gjatë ekzekutimit të penalltive.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet e takimit Argjentinë-Kroaci, surprizon Sampaoli

Sadik.Autor

MENDON PËR MERKATON E VERËS/ Mourinho piketon mbrojtësin turk të Serisë A…

Delo.autor

Talenti i Kosovës “sprint” marramendës/ Skuadra kroate e krahason me Usain Bolt

Isa.Autor

Leave a Comment