Futboll Sport

REAL MADRID-ATLETIKO MADRID/ Reagojnë miqtë, Valverde shpëton portën e Kurtua (VIDEO)

Real Madrid dhe Atletiko Madrid përballen sot në një derbi të ndezur në Ligën e Kampioneve, në sfidën e parë për të siguruar një biletë në çerekfinalet e turneut.

Rivaliteti historik i dy skuadrave është i njohur, ashtu si edhe lufta dhe spektakli që dhurojnë në çdo përballje. Ndaj edhe sot pritet që kjo të jetë sfida më e rëndësishme e turneut, ku të gjithë do të mbërthejnë sytë.

LIVE REAL MADRID-ATLETIKO MADRID 1-0
4′ Rodrigo

NGJARJET KRYESORE

27’ Simeone nga e djathta pason në qendër ku Valverde largon topin duke shpëtuar katërkëndorin e më pas Barrios lëshon një gjuajtje që nuk gjen portën. (VIDEO)

22’ Vinicius sheh hapësirë para zonës dhe tenton të gjejë portën, por tentativa është e lehtë dhe nuk shqetëson Oblak.

18’ Në goditjen pasardhëse nga këndi, Simeone gjuan i vetëm në zonë por gabon plotësisht kontaktin me topin.

17’ Atletiko sulmon me Alvarez, pasimi i tij për Lino ndalet nga Rudiger.

13’ Vinicius gjen hapësirë në krahun e majtë, pasimi i tij në qendër nuk mbërrin Mbape para portës.

10’ Driblim spektakolar i Brahim Diaz në mesfushë, lojtarët e Atletikos detyrohen ta ndalin me faull. (VIDEO)

7’ Rodrigo përsëri djeg në shpejtësi Galan dhe futet në zonë ku rrëzohet pas një kontakti, gjyqtari nuk akordon penallti për “los blancos”.(VIDEO)

4’ GOOOL REAL MADRID! Rodrigo i “lë targën” Galan me shpejtësi në krahun e djathtë, gjen hapësirë në qendër dhe gjuan duke mposhtur Oblak. (VIDEO)

1’ Nis dueli pas një minutë heshtje në kujtim të ish-futbollistit Havier Dorado që u nda nga jeta pak ditë më parë .

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Asensio, Rydiger, Mendi; Tçuameni, Kamavinga; Brahim Diaz, Rodrigo, Vinicius; Mbape.
Trajner: Karlo Ançeloti

ATLETIKO MADRID: Oblak, Galan, Lengle, Himenez, Jorente, De Pol, Barrios, Xhu, Siumeone, Lino, Grizman, Alvarez.
Trajner: Diego Simeone

dfgfdggfdfdfdgfgdgfdfdg

Related posts

“KATASTROFA ME SKOCINË/ Duka-Panuçi, zbardhen prapaskenat për shkarkimin e italianit

Isa.Autor

TRAGJIKE/ Ndahet nga jeta futbollisti shqiptar, ra pa ndjenja në fushë në minutat e para të ndeshjes (EMRI)

Delo.autor

Edhe ITALIA njësoj si SHQIPËRIA/ Mancini: Më shqetëson fakti që futbollistët…

Isa.Autor

Leave a Comment