Futboll La Liga

Rakitic mirëpret Coutinhos, ja çfarë thotë për shifrën e transferimit të tij

Rakitic ka vetëm fjalë të mira për Coutinhon, që e sheh si një lojtar të madh dhe i justifikohen paratë e shpenzuara për brazilianin.

Ivan Rakitic i ka uruar mirëseardhje Philippe Coutinhos te Barcelona. Kroati foli edhe për çmimin e transferimit nga Liverpooli, 160 milionë euro, duke thënë se është tregu që po vendos vet tani.

“Çdo lojtar i mirë është i mirëseardhur. Dua t’i përgëzoj presidentin dhe të gjithë që e kanë bërë të mundur që ai të jetë këtu”, u shpreh Rakitic.

“E mirëpresim më shumë dëshirë, ai është i familjes tani. Të gjithë e njohim dhe do të shijojmë lojën e tij”, shtoi ai.

“Për mendimin tim, çmimi ka shkuar paksa…. por është tregu që vendos vet tani, por gjithashtu erdhi në klubin më të madh në botë”, shtoi Rakitic, duke lënë të kuptohet se është normale që Liverpooli kërkoi aq shumë para.

Related posts

“KATAR 2022″/ Trajneri Reja mendon të grumbullojë portierin që u largua në janar nga Superiorja, ja emri…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Zbuloni skuadrën që do debutojë Ronaldo me Juventusin

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Moderatorja sportive shqiptare, ndihmon: Marr përsipër pazarin e nënave të pamundura… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment