U luajtën sot ndeshjet e radhës të “play off”-it në Kategorinë e Parë, për të dyja “katet”: si për skuadrat që luftojnë për t’u ngjitur në Superiore, edhe për të tjerat, që tentojnë mbijetesën. Në të dyja grupet kanë fituar pretendentët kryesorë për t’u bërë pjesë e elitës së futbollit tonë në sezonin e ardhshëm, si Kastrioti, edhe Tirana. Krutanët nuk kanë falur me Dinamon, në shtëpi, ashtu sikurse kanë bërë edhe bardheblutë kryeqytetas ndaj Tomorit në “Selman Stermasi”. 24 herë kampionët e vendit kanë marrë një “assist” edhe nga Ballshi, ku rivali i tyre kryesor, Bylisi, nuk ka shkuar dot më larg se një barazim me liqenorët. Hap fals për mallakastriotët, të cilët duket se kanë marrë sot një goditje fatale në përmbushjen e objektivit të tyre madhor, rikthim në Superiore. Më poshtë njihuni me rezultatet e të gjitha ballafaqimeve të radhës në këtë kategori, por edhe me golashënuesit përkatës.
GRUPI A
KASTRIOTI-DINAMO 2-1
Golat: Kabiru 18′, Marku 25′ / Hasa 12′
EGNATIA-BESËLIDHJA 1-0
Golat: Uchena 23′
GRUPI B
TIRANA-TOMORI 2-1
Golat: Sentamu 44′, Ngoo 48’ (pen) / Hyseni 86’
BYLIS-POGRADECI 1-1
Golat: Semião Granado 59’ / Kame 34′
Sa i takon luftës për mbijetesë në Kategorinë e Parë, janë luajtur edhe këto ndeshje ditën e sotme, në të dyja grupet.
Grupi A
KORABI-VLLAZNIA B 1-0
Golat: D.Taku 20’
BESA-BURRELI 2-2
Golat: Oshafi 25’, Bakalli 86’ / Levendi 13’, Ibrahimllari 45’
Grupi B
ILIRIA-NAFTËARI 0-0
Shënkolli-Shkumbini 1-0
Golat: A.Gega 7’
