Formula 1

Risia, Formula 1 nis një fushatë publicitare për të promovuar veten

Formula 1 e Liberty Media po largohet gjithnjë e më shumë nga ajo tradiconale e Bernie Ecclestone që kemi parë prë vite me radhë, çka duket edhe nga risia që pronarët e rinj do të aplikojnë duke nisur nga java e ardhshme. Liberty Media do të nisë nga fushate globale marketing me pagesë për të prmovuar dhe vlerësuar veten e saj.

Për herë të parë Formula 1 po promovon këtë sport dhe veten e saj dhe në këtë drejtim po na ndihmojnë të gjitha skuadrat”, tha Ellie Norman, drejtori i merkatingut pranë Liberty Media.

Duke nisur nga fundjava e ardhshme, kur zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Australisë, do të shfaqet një film 1 minutë i gjatë, që fillimisht është bërë publik në rrjetet sociale dhe që përqendrohet të bukuria e këtij sporti.

Kjo gjë do të përsëritet përgjatë gjithë vitit, në të 21 garat që do të zhvillohen gjatë 2018-ës. “Ne po mendojmë që para çdo garë të japim nje film 30 sekonda, me momentet më të bukura të garës së mëparshme, duke i mbajtur njerëzit gjithnjë para ekranit dhe të promovojmë këtë sport”, tha Norman.

Related posts

GAROI 30 VITE MË PARË NË PISTËN E BELGJIKËS/ Del në shitje makina e parë e Michael Schumacer (FOTO)

Delo.autor

“JA SI MUND TA FITOJMË TITULLIN KAMPION”/ Vettel i dërgon një letër “Ferrarit”

Delo.autor

F1 “BOTËRORI 2019″/ Prezantohet makina “binjake” e Red Bull, ja surprizat e reja (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment