Futboll Sport

KOMBËTARJA U-21/ Braktisi Irlandën, Kevin Zefi largohet nga grumbullimi! Bushi afron lojtarin e Bolognas

Kombëtarja U-21 e futbollit vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Ekipi kuqezi është stërvitur në Durrës, ndërsa pas largimit të Gjergji Kotës dhe Ledjo Tresës nga grumbullimi për arsye dëmtimi, me grupin është bashkuar Renaldo Torraj.

Sakaq, nga grumbullimi është larguar edhe Kevin Zefi për arsye dëmtimi, ndërsa trajneri Alban Bushi ka ftuar Jordi Jakun e Bolognas, i cili do të bashkohet menjëherë me skuadrën. Kujtojmë se Zefi la Irlandën U-21 dhe u bashkua me Shqipërinë, teksa është pjesë e moshave të Romës në Itali.

Ekipi kuqezi do të udhëtojë drejt Greqisë ditën e nesërme, ndërsa ndeshja do të luhet të premten në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00.

Related posts

ËSHTË “XHEVAHIRI” I BARCELONËS/ Ansu Fati nuk po gjen hapsirë tek Barcelona, ja shkaku

Delo.autor

SFIDA NDAJ ITALISË/ Bomberi Lukaku largohet nga grumbullimi me kombëtaren, ja shkaku…

Delo.autor

Chelsea interesohet për mbrojtësin e Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment