Futboll Sport

GODITJE E RËNDË PËR BAYERNIN/ Nojer dëmtohet përsëri dhe humbet sfidën me Interin

Bajern Mynih ka marrë sot një lajm të keq, pasi Manuel Nojer do të jetë i detyruar që të qëndrojë për një kohë më të gjatë se sa ishte menduar larg fushave të lojës. Portieri i bavarezëve, po bënte stërvitje rikuperimi në ambientet e klubit kur ka ndjerë përsëri shqetësime.

Ai po stërvitej gjatë paradites me stafin e bavarezëve duke tentuar rikuperimin pas dëmtimit të pësuar pak javë më parë. Por Nojer nuk plotësoi dot të gjitha ushtrimet, pasi ndjeu shqetësime dhe lajmëroi edhe stafin.

Gjatë pasdites, klubi bëri të ditur me një njoftim zyrtar se portieri do të duhej të ndërpriste edhe një herë fazën e riaftësimit, si pasojë e përsëritjes së dëmtimit muskulor. Sipas mediave gjermane, kjo do të thotë se Nojer do të humbasë dy ndeshjet e radhës në kampionat, por sidomos sfidën e parë ndaj Interit në Ligën e Kampioneve.

Klubi po bën të pamundurën që të ketë lojtarin të gatshëm të paktën për ndeshjen e kthimit kundër italianëve, më 16 prill.

Related posts

De Vrij nuk firmos, Tare sytë nga Portugalia

Q.Autor

“DE LIGT, SHKO TEK BAYERN MUNICH”/ Rud Gulit tërbon “bardhezinjtë”: E dashuroj Lewa-n, Haaland të…

Delo.autor

KRIZA FINANCIARE/ Bayern krijon një hierarki me rrogat për lojtarët, asnjë mbi 20 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment