Futboll

Mbappe pranon dështimin: Reali ishte i një niveli tjetër krahasuar me PSG

Pas fitores 5-0 që skuadra e PSG-së arriti dje në kampionat ndaj Metz, sulmuesi Mbappe i është rikthyer eliminimit që ekipi francez pësoi në Champions League ndaj Real Madrid.

Sipas talentit 20-vjeçar, për PSG-në ishte e vështirë, madje e pamundur të fitonte ndaj kampionëve në fuqi të Europës edhe pse pronarët e ekipit parizien kanë investuar shuma të mëdha parash vitet e fundit, por gjithnjë kanë dështuar në Europë.

“Mendërisht, ne ishim gati të përballeshim me Real dhe e donim fitoren, duke dhënë më të mirën e mundshme në fushë në të dyja takimet.

Askush nuk mund të na thotë që nuk u përpoqëm. Por ky është futbolli dhe megjithëse ne kemi lojtarë të mëdhenj, Reali bëri diferencën në fushë me lojtarët e tij, që gjithashtu janë kampionë”, u shpreh Kylian Mbappe, që dje realizoi një gol në League 1 në fitoren e thellë 5-0 të PSG-së ndaj Metz.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Shaqiri lë pas dhe CR7-n, shikoni sa kushton futbollisti shqiptar (FOTO)

Delo.autor

E PAPRITUR/ I lindur në LEZHË por në botë e njohin si gjerman, ULDEDAJ e thotë hapur: Jam…

Isa.Autor

FESTA E KAMPIONËVE TË ANGLISË/ Shikoni si rrugët e Mançesterit marrin ngjyrën blu (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment