Futboll Sport

HAP FALS NË GARËN PËR TITULL/ Reali bie në shtëpi, e mund Valencia

Real Madrid gabon në shtëpi, teksa u mund 1-2 nga Valencia. Vinicius dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 13-të. Kur nuk shënon e pëson, me ekipin nga Valencia që “tundi rrjetën” me Diakhaby.

Pjesa e dytë nisi mirë për Los Blancos që vendosën ekuilibrat me Vinicius. Ekipi i Carlos Corberan befasoi Realin me golin e Duros, duke marrë kështu 3 pikë.
Real Madrid hedh një hap fals në garën për titull, teksa për momentin ka 63 pikë, 3 pikë më pak se Barcelona kryesuese, që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e vet.

Related posts

ZYRTARE/ 12 mln euro në sezon, Stefano Pioli trajneri i ri i Cristiano Ronaldos te Al Nassr

F.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Porto-Manchester City. Rezultati 0-0

Delo.autor

AKUZOI ASHPËR SEKTORIN E ARBITRIMIT/ Antonio Conte rrezikon pezullimin

F.autor

Leave a Comment