Futboll Sport

SUPERLIGA/ Bylisi mposht 1-0 Vllazninë, Skënderbeu fiton në Laç dhe i largohet fundit! Sot edhe Dinamo – Teuta

Superliga shqiptare e futbollit nisi të dielën e 6 prillit me raundin e 33-të. Me fillim nga ora 15:00 te tri pikët dolën Bylisi dhe Skënderbeu, që i largohen zonës së ftohtë. Po sot në orën 18:00 zhvillohet Dinamo – Teuta në “Elbasan Arena”. Ky raund mbyllet të hënën me derbin Tirana – Partizani në “Arenën Kombëtare”.

 

 

 

 

Në “Adush Muça” të Ballshit ishin vendasit e Bylisit që fituan 1-0 kundër Vllaznisë. Shkodranët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të qendërmbrojtësit Melos Bajrami pas 24 minutave lojë, teksa goli që vendosi ndeshjen u shënua nga një ish si Victor da Silva në minutën e 48-të.

Në stadiumin e Laçit vendasit dolën pa pikë për ndeshjen e tretë radhazi, pasi Skënderbeu fitoi 1-2. Korçarët shënuan me Bismarck pas 20 minutave lojë, para se Cordeiro të barazonte në fundin e pjesës së parë. Sërish Bismarck shënoi shtatë minuta nga fundi i ndeshjes për t’i dhënë Skënderbeut tri pikë me shumë vlerë.

Superliga, raundi 33:

E diel, 6 prill 2025

 

 

 

 

15:00 Bylis 1-0 Vllaznia

15:00 Laçi 1-2 Skënderbeu

18:00 Dinamo – Teuta

E hënë, 7 prill 2025

17:00 Egnatia – AF Elbasani

20:00 Tirana – Partizani

 

Related posts

PASKA PAS TË DREJTË/ I kuqi ndaj Higuain, zbulohet FJALIA që arbitri nuk toleroi

Isa.Autor

Juventus mendon për merkaton, gati oferta për mesfushorin e Zenit

Q.Autor

MAHREZ E BËN DRAMË/ Nuk ka fitues mes Liverpoolit dhe Man City, ndeshjen e fiton Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment