Basketball Sport Të tjera

FESTON 75-VJETORIN/ NBA shpall listën me basketbollistët më të mirë në histori

Sezoni 2021-2022 përkon me 75-vjetorin e NBA, e cila ka publikuar sot një listë me 76 basketbollistët më të mirë të historisë. Në këtë listë janë në total 1.5 milionë pikë të shënuara, 158 unaza të titujve kampionë që u janë dhënë lojtarëve e mjaft statistika interesante.

Një koleksion me disa nga personazhet më të njohur të historisë së NBA-së, që kanë shkruar faqet e arta të këtij kampionati. Të përfshirë janë nga MVP i paë, Bob Pettit deri tek i fundit, Giannis Antetokounmpo. Në këtë listë janë të gjithë 50 basketbollistët e përzgjedhur në 50-vjetorin e NBA-së.

Nga kjo listë me 76 emra, 11 prej tyre janë ende aktivë dhe luajnë sot në NBA, si LeBron James, Stephen Curry apo Kevin Durant. 6 prej tyre janë basketbollistë të huaj, si Dirk Nowitzki apo Steve Nash.

Natyrisht që nuk mungojnë legjendat si Kareem Abdul-Jabbar, Michael Jordan, Kobe Bryant, Larry Bird, Magic Johson e Shaq O’Neal. Kjo listë doli nga votat e një jurie ku përfshihen legjenda të basketbollit, lojtarët aktualë, trajnerë, menaxherë, drejtuesit e NBA-së si dhe gazetarë.

Related posts

Sarri drejt largimit nga Napoli/ De Laurentiis e ka gati zvëndësimin e trajnerit italian

Sadik.Autor

PESË LARGIME TEK VLLAZNIA/ Klubet e Superligës kosovare joshin lojtarët shkodranë

Delo.autor

LISTA/ Ja 10 futbollistët e rinj me notën më të lartë në Europë

Delo.autor

Leave a Comment