Jeta e një trajneri është shumë e vështirë, është e lidhur me rezultatet, me presidentin, por dhe me tifozët. Të jesh trajner, mbi të gjitha në Itali, është shumë e vështirë, kjo pasi një raport i publikuar nga CIES, opservatori i futbollit, vërteton se Italia është vendi i tretë më i keq në botë për një trajner. Italia qëndron pas Ekuadorit dhe Kosta Rikës.
Raporti i CIES nxjerr në pah se vetëm Inzaghi dhe Gasperini janë të vetmit të cilët kanë qëndruar më gjatë se një vit në Serie A, Inzaghi katër dhe Gasperini nëntë, 90% e të tjerëve nuk kanë qëndruar më shumë se një vit. Nga 5 kampionat më të rëndësishme në Evropë, Premier League është e renditura më mirë, në vendin e tretë. Në ishull, ka trajnerëve të cilët qëndrojë më shumë se tre vite në krye të një klubi.
Në vendin e parë është kampionati holandez, ku 7 nga 18 trajnerë që janë në aktivitet kanë qëndruar më shumë se një vit.
