Futboll Sport

FORMULA 1/ Italiani Antonelli në histori, i pari në kualifikueset e Sprint për Çmimin e Madh të Miamit

MIAMI, SHBA – Italiani Andrea Kimi Antonelli merr pozicionin e parë në garën kualifikuese Sprint për Çmimin e Madh të Miamit në Formula 1. 18-vjeçari përfundoi një xhiro mahnitëse me kohën 1 minutë 26 sekonda e 482 të qindtat, duke lënë pas McLaren-at e Oscar Piastrit, i dyti, e të Lando Norrisit, i treti.

Max Verstappen u rendit i katërti, përpara George Russell. Ferrari i parë i Charles Leclerc u rendit i gjashti, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton. Alex Albon u rendit i teti, përpara Isack Hadjar.

Fernando Alonso mbylli dhjetëshen e parë. Këto janë pesë rreshtat e para të startit për Garën Sprint, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:00 sipas kohës shqiptare.Andrea Kimi Antonelli
18-vjeçari nga Bologna bëhet piloti më i ri në historinë e Formula 1 që siguron një “pole position” në Kampionatin Botëror të Formula 1, edhe nëse duhet sqaruar menjëherë se ky nuk është një rekord zyrtar, pasi është vendosur në kualifikimet e një gare Sprint dhe jo në ato të Grand Prix me distancë të plotë.

Antonelli është gjithsesi italiani i parë që udhëhoqi pistën e nisjes në një garë të Formula 1 pesëmbëdhjetë vite e gjysmë pas Giancarlo Fisichella-s, i cili mori pozicionin e parë në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 2009 me Force India të pajisur me një motor… Mercedes.

Related posts

MERR FUND MAKTHI I REZULTATEVE NEGATIVE/ Arsenal mposht në Derbi “Blutë e Londrës” dhe rikthehet tek fitorja

Delo.autor

RIKTHEHET CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus-Dortmund dhe Bayern-Chelsea “ndezin” mbrëmjen e parë

F.autor

PARA NDESHJES NË EUROPA LEAGUE/ Ndihmësi i Sarrit përfundon në spital, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment