Futboll Sport

ZYRTARE/ Interi konfirmon largimin e Inzagit: Ishte vendim i përbashkët, është si Trapatoni e Murinjo

Interi ka zyrtarizuar shumë shpejt vendimin për të përfunduar bashkëpunimin me Simone Inzagin. Trajneri u komunikoi drejtuesve sot dëshirën për t’u larguar dhe ata e mirëpritën vendimin, duke sjellë në ndërprerjen e bashkëpunimit.

 

Më pas klubi doli me një komunikatë ku falënderonte trajnerin për 6 trofetë e fituar në 4 vite në drejtimin e zikaltërve.

 

NJOFTIMI I INTERIT

Rrugët e klubit dhe Simone Inzagit po ndahen. Ky është vendimi i marrë me marrëveshje të përbashkët pas takimit që u zhvillua pak minuta më parë. Drejtimi i Interit nga Inzagi do të mbahet mend nga tifozët, lojtarët, drejtuesit dhe punonjësit si i karakterizuar nga pasion i madh, i shoqëruar nga profesionalizëm dhe përkushtim.

Gjashtë trofe: një titull kampion, dy Kupa Italie dhe tre Superkupa Italiane, janë lista e trofeve të fituara në katër sezone, të cilat e kanë rikthyer klubin në majat e futbollit italian dhe europian. Inzagi është një nga trajnerët me më shumë ndeshje në historinë e klubit zikaltër pas Herrera, Mançini, Trapatoni dhe Murinjo. Ashtu si anëtarët e tjerë ekskluzivë të këtij grupi, Inzagi ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e listës së nderimeve të Interit dhe do të mbetet përgjithmonë në histori si trajneri që na udhëhoqi drejt fitores së yllit të dytë.Në emër të aksionerit tonë “Oaktree” dhe të gjithë klubit, do të doja të falënderoja Simone Inzagin për punën e bërë, për pasionin e treguar dhe gjithashtu për sinqeritetin në diskutimin e sotëm, i cili çoi në vendimin e përbashkët për të ndarë rrugët tona. Vetëm kur ke luftuar së bashku për të arritur sukses ditë pas dite, mund të kesh një dialog të sinqertë si ai që u zhvillua sot”, tha presidenti Xhuzepe Marota, në fund të takimit.

Related posts

TRONDITËSE/ Spanja në frikë, ish-futbollisti i njohur i Barcelonës në koma pas operacionit

Delo.autor

ASKUSH SI KLOPP/ Tekniku gjerman vendos rekord absolut në Angli (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Ka startuar sfida Skënderbeu-Bylis

Delo.autor

Leave a Comment