Futboll Sport

U LARGUA NGA TIRANA/ Shkëmbi zyrtarizohet te skuadra e re

Struga ka zyrtarizuar në pankinë trajnerin Bledi Shkëmbi. Tekniku, i cili u largua nga Tirana, firmosi së fundmi me skuadrën shqiptare që luan në Maqedoninë e Veriut. Shkëmbi nënshkruajti një kontratë 2-vjeçare.

Njoftimi:

Klubi i Futbollit Struga Trim Lum njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës “bardhekuq”.

Pas një eksperience të gjatë si futbollistë i spikatur, e më pas edhe si trajner, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë.

Shkëmbi është një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptarë, teksa i njëjti së fundmi në dy periudha të ndryshme drejtonte një ndër skuadrat më të mëdha në Shqipëri, KF Tiranën.

Pasi shkëputi kontratën me “bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare, Shkëmbi te Struga Trim Lum vjen për të nisur një rrugëtim të ri dhe më afatgjatë, ku pritet të ndërtojë një skuadër që do të luaj një rol të rëndësishëm në futbollin vendor brenda disa viteve.

Related posts

Alonso driblon Saul Niguez-in në stërvitje, habitet Diego Costa

Sadik.Autor

Juventus kërkon Milinkovic-Savic, ofron parà dhe “yllin” kroat për serbin

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Një tjetër SUPER stadium, FSHF-ja jep lajmin e madh për “shtëpinë” e re

Isa.Autor

Leave a Comment