Futboll Sport

MBAPE “TRADHËTON” ALONSON/ Rrezikon të humbas Botërorin për Klube

Frika për Kylian Mbappe ka kaluar, por debutimi i tij në Botërorin e Klubeve duket ende larg. Sulmuesi francez nuk ishte në dispozicion të Xabi Alonsos në takimin e parë kundër Al Hilal pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Për të bërë publike gjendjen e tij ka menduar klubi i Real Madrid, që ka zbuluar se Mbappe vuan nga një shqetësim në stomak, madje francez u shtrua në spital për disa kontrolle më të detajuara dhe për të marrë mjekimin përkatës.

Pas disa orësh, Mbappe la spitalin për t’iu bashkuar ekipit në grumbullim, por Këpuca e Artë Evropiane nuk do të punojë me pjesën tjetër të ekipit. Mbappe nuk ishte i pranishëm kundër Al Hial, por sipas të gjithë gjasave duket e pamundur që Alonso ta ketë në dispozicion për sfidën e s dielës kundër Pachuca-s.Jo vetëm kaq, por sipas mediave spanjolle, Mbappe rrezikon të humbas thuajse të gjithë turneun, pasi nuk është stërvitur thuajse fare, ndërsa dhe ka një gjendje fizike të dobët.

Related posts

SFIDA NDAJ SPEZIAS/ Trajneri Pioli: Do të vendos formacionin më të mirë, dhe të mundohemi që…

Delo.autor

“RONALDO MË KA NDIHMUAR SHUMË NË PËRSHTATJEN TIME”/ Surprizon Morata: Karrierën e mbyll tek…

Delo.autor

E TMERRSHME NË “KATAR 2022″/ Ndërhyrje horror ndaj Goretzka në sfidën Gjermani-Lihtenshtajn (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment